Ndërkohë në vendin e dytë, vijnë tatimet. Kompania ka aktualisht një borxh të papaguar prej 2.3 milionë eurosh ndaj administratës tatimore. Këto janë detyrime për tatim fitimin, tvsh-në, por dhe sigurimet e punëtorëve.
Në vendin e tretë është sërish një institucion publik. Bëhet fjalë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë. Sipas raportit të paraqitur nga administratori i falimentit, kompania ka 500 mijë euro fatura energjie të papaguar.
Vendimi i gjykatës zbulon se ORTI shpk ka ngulur në borxhe të paktën 40 biznese private, të cilët kanë qenë furnitorë apo nënkontraktor të kësaj kompanie. Lista e borxheve që kompania ka lënë pa paguar është e gjatë, ndërkohë që shuma urdhrat e pafundmë përmbarimorë kanë futur në përplasje kreditorët me njëri tjetrin për atë se kush do të rekuperojë i pari ndonjë pjesë të borxheve përmes ekzekutimit të aseteve që mund t’i kenë ngelur kompanisë.
Be First to Comment