Skip to content

Vajza e Shefqet Kastratit vë kujen, i kërkon babait të nxjerrë burrin nga b*rgu, por

Tiranë, 29 maj 2025 – Pas arrestimit të Darjo Jasharit, dhëndrit të biznesmenit të njohur Shefqet Kastrati, në lidhje me një skemë të gjerë kontrabande cigaresh të zbuluar nga SPAK, burime të afërta në rrethin e tyre bëjnë me dije se vajza e Kastratit, Xheni Kastrati, ka kërkuar ndihmën e babait të saj për të ndërhyrë me ndikimin e tij në këtë çështje.

Sipas këtyre burimeve, Xheni Kastrati është shprehur e tronditur nga arrestimi i bashkëshortit të saj dhe ka kërkuar mbështetjen e familjes për të siguruar një proces gjyqi qe ti garantoje lirine për Darjon.

Ndërkohë, Shefqet Kastrati nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë çështje, duke ruajtur një qëndrim të rezervuar përballë situatës së krijuar.

SPAK ka arrestuar Darjo Jasharin dhe babain e tij, Ilir Jashari, si pjesë e një hetimi të gjerë mbi një rrjet të strukturuar kriminal që dyshohet se ka kontrabanduar cigare në tregun vendas dhe atë europian, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik për shtetin shqiptar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *