Skip to content

Nga hetimet e para rezulton se Pjetër Kaza mund të jetë vrarë për gjakmarrje. Sipas burimeve paraprake, autori i krimit është ende i paidentifikuar dhe nuk dihen motivet e vrasjes.

Pjetër Kaza
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve të zonës. Grupi hetimor po ndjek disa pista për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Policia e Lezhës njofton se:

“Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.

Kush është viktima?

Viktima Pjeter Kaza është i vëllai i Agustinit ku më 30 prill 2024 parë mbeti viktimë në një antentat në Belgjikë.

Pas ngjarjes Agustin Kaza ra në koma deri në 6 maj, kur dhe do të ndërronte jetë.

Sipas mediave belge ai u qëllua me 4 plumba nga një person i pa indentifikuar.

Shkak dyshohet, hakmarrja mes familjes Kaza dhe një familjeje tjetër, Gjini, në zonën e Mirditës.

Saga e gjakmarrjes ka nisur në vitin 1994 ku në Rreshen u vra Shefi i Krimeve Ndue Kaza.

Sipas shtypit të asaj kohe si autor policia ka identifikuar Dod Gjinin. Por 3 vite pas kësaj ngjarjeje dhe pas marrëveshjeje mes familjeve për një pajtim, vëllai i komisarit të vrarë mori hak duke vrarë dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini.

Vëllai i komisarit Martin Kaza u dënua nga gjykata me 22 vite burg, por ai arriti të arratiset duke jetuar në Londër. Sipas raportimve personi i qëlluar në Bruksel rezulton të jetë vëllai i Martinit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *