Skip to content

Sipas mediave italiane, viktimat e përplasjes janë dy punëtorë ndërtimi banorë të Bolzanos, që ndodheshin në kamionçinë teksa kabina e shoferit u shkatërrua nga përplasja dhe dy personat e plagosur me sa duket mbetën të bllokuar brenda. Xhyliqi, 21-vjeç, ishte nga Malisheva dhe jetonte në qytet me prindërit e tij. Sadikaj, dy vjet më i madh, ishte nga Deçani, dhe jetonte me gruan e tij. Atë mëngjes ata ishin nisur, së bashku me një koleg të tretë, drejt Brunico-s , ku punonin në një kantier ndërtimi.

Mësohet gjishtashtu se ata sapo kishin hyrë në autostradën që shkonte në veri kur, në kilometrin e 50-të, midis kabinave të pagesës së Chiusës dhe Bressanones, shoferi filloi manovrën për të kaluar nga korsia e parakalimit në korsinë e qarkullimit, ku, megjithatë, nuk vuri re se kishte një radhë të gjatë kamionësh që lëviznin ngadalë dhe ai nuk mundi t’i shmangte ato.

Raportohet se pas aksidentit, trafiku u bllokua në të dyja drejtimet për disa kilometra dhe më pas rifilloi me radhë dhe ngadalësime. Nga ana tjetër, helikopteri i emergjencës Pelikan 2, Kryqi i Bardhë me një mjek dhe ekipe shpëtimi, zjarrfikësit vullnetarë të Chiusës, Bressanones dhe Varnës dhe policia e trafikut ndërhynë në vendngjarje për të ofruar ndihmë, por pa mundur të shpëtojnë jetët e dy shqiptarëve.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *