Skip to content

Ka nisur qershor me valën e parë të të nxehtit nga Afrika. Temperatura nga 7-32 gjatë ditës së sotme. Diell gjatë gjithë ditës në 95% të territorit. Orët e natës dhe paraditja të kthjellëta. Termometri sot është rritur me 3 gradë. Kemi 32 gradë celsius në Elbasan”, tha Porja.

Meteorologia tha se gjatë gjithë muajit qershor do të mbizotërojnë temperaturat e larta nga 35-38 gradë. Qarqet më të prekura sipas saj do të jenë Elbasani Berat, Fieri dhe Gjirokastra.

“Do të ketë ditë me 34-35 gradë. Deri në datën 15 termometri qëndron në grada të larta, mëngjeset sa vijnë e ngrohen. Qershori do të jetë një muaj i nxehtë. Pritet që qershori të kapë 38 gradë, por në 3 ditë të ndara, po jo ditë të njëpasnjëshme. 38-gradëshi Fier, Elbasan, Berati, ndërsa Gjirokastra me pikëpyetje. Freskohet pak në mes të qershorit dhe pastaj kthehen temperaturat e larta”.

Porja paralajmëron gjithashtu një verë të thatë dhe me temperatura që do të kapërcejnë 40- gradëshin.

“Kjo verë do të jetë shumë e thatë. Korriku dhe gushti do ta arrijnë dhe kapërcejnë 40-gradëshin. Mungojnë reshjet deri në shtator”, tha Porja.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *