Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe dyshohet se autori i atentatit është larguar në këmbë nga vendngjarja. Sipas hetimeve paraprake, ekzistojnë dyshime se ekzekutori ka qëndruar për më shumë se një orë në afërsi të oborrit, duke pritur kthimin e viktimës në banesë.
Pjetër Kaza u qëllua për vdekje brenda makinës në oborrin e shtëpisë së tij sapo u kthye nga puna në minierën e Spaçit.
Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e gjakmarrjes, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe konfliktet personale që mund të kenë ndodhur më parë. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Be First to Comment