Skip to content

23-vjeçarja, filloi të përjetonte simptoma të çuditshme, duke përfshirë dhimbje koke , dhimbje të forta në kofshët e saj dhe madje siklet në sytë e saj.

Mjekët rekomanduan që Tingting t’i nënshtrohej skanimeve MRI dhe CT, por ajo që ata zbuluan ishte shumë më e keqe nga sa e kishte parashikuar dikush.

Skanimet zbuluan detaje të tmerrshme: trupi i saj ishte i mbushur me parazitë. Këta parazitë kishin pushtuar muskujt, sytë, trurin dhe barkun e saj. 23 vjecarja u diagnostikua me cisticerkozë, një infeksion serioz i shkaktuar nga larvat e krimbit të shiritit, i cili u përhap në të gjithë trupin e saj pas gëlltitjes së mishit të derrit të kontaminuar.

“Truri, muskujt e shpinës, madje edhe sytë e saj ishin plot me krimba ”, tha një nga mjekët në Spitalin e Parë Provincial. Gjendja e saj kishte kaluar pa u vënë re për vite, duke çuar në një infektim të rëndë.

Vajza nga Kina kishte ngrënë mish derr që kur ishte rreth 10 vjeç. Familja e saj, si pjesë e traditës vendase, konsumonte mish derri të papërpunuar në ditët kur therën derrat.

Vezët e krimbit të shiritit nga mishi i derrit hynë në sistemin e saj dhe me kalimin e kohës, këta parazitë mikroskopikë pushtuan trupin e saj.

Dr. Meng Qiang, mjekja kryesore e Departamentit të Neurologjisë, deklaroi, “Ky ishte rasti më i rëndë i cisticerkozës që kam parë ndonjëherë”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *