Grupi rezultoi i përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës. Operacioni u zhvillua në disa pika të vendit, ku u kryen 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara si magazina armësh, dhe 3 kontrolle automjetesh.
Siç shihet nga pamjet e shpërndarë nga policia, janë sekuestruar maska me fytyrë njeriu, arme, municione dhe unifroma policie. Policia gjatë këtij operacioni ka sekuestruar 4000 fidanë kanabisi, 3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë. Gjithashtu janë sekuestruar 5000 fara kanabisi, 2 radio të ngjashme me ato të Policisë, 2 uniforma policie dhe 1 maskë me paruke. Janë sekuestruar edhe 3 automjete dhe 10 celularë.
Be First to Comment