Skip to content

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që shoqja e tij, 31 vjeçe, që ndodhej në motor me të, ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas burimeve spitalore, 31-vjeçarja britanike iu nënshtrua kontrolleve të plota mjekësore dhe qëndroi nën vëzhgim për 24 orë në pavionin e sëmundjeve të brendshme të spitalit të Durrësit.

Ajo ka treguar dinamikën e ngjarjes. Pas marrjes me qira të një motorri uji (jet ski), gjatë lëvizjes me shpejtësi dhe një manovre të forte në thellësi, mjeti u përmbys duke zënë poshtë tij 34-vjeccarin që dhe pse ishte me jelek shpëtimi nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen policia e Durrësit arrestoi operatorin turistik që ofronte mjetet ujore, nën akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Ai kishte lejuar viktimën të drejtonte motorin pa leje përkatëse, duke rrezikuar jetën e klientëve të tij.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *