Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, z. Eol Çashku. Vendimi është firmosur nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në mungesë dhe me porosi të Kryeministrit Edi Rama, dhe është bërë i ditur përmes botimit në “Fletoren Zyrtare”. Vendimi është marrë në mbështetje të pikës 2 të nenit 100 të Kushtetutës, si dhe të nenit 7 të ligjit nr. 8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, pas propozimit të bërë nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në vendim thuhet:
Rama porosit Belindën të firmosë, shkarkohet nga detyra…
Published inUncategorized
Be First to Comment