Tifogrupi “Tifozat Kuqezi” kanë njoftuar se nuk do të jenë i pranishëm në stadium më 7 qershor, për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, grupi akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit për përjashtim të qëllimshëm nga shpërndarja e biletave, duke sjellë kështu një bojkot të hapur ndaj përballjes së shumëpritur. “Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur Kombëtaren tonë. Në fakt, kjo është hera e dytë. Herën e parë më 14.10.2014, nuk na lanë shkijet. Tashmë më 07.06.2025, nuk po na lejojnë miqtë e shkijeve, në shtëpinë tonë,” thuhet në deklaratën e TKZ-së.
Tifozat Kuqezi s’do të jenë në stadium në ndeshjen me Serbinë: Event për të pasurit
Published inUncategorized
Be First to Comment