Skip to content

Ajo publikoi pamje nga ambientet e brendshme të banesës, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Më në fund kam shtëpinë time të parë.”

Bëhet fjalë për një apartament në rezidencën “Lake View” pranë Liqenit Artificial të Tiranës, një nga zonat më të kërkuara dhe të shtrenjta për banim në kryeqytet.

Sipas komenteve dhe burimeve të ndryshme online, çmimet e një apartamenti në këtë zonë janë mesatarisht 700 mijë euro.

Lajmi ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë uruar Muratin për arritjen, ndërsa disa të tjerë kanë komentuar mbi vlerën e lartë të investimit në këtë periudhë.

Françeska Murati është njohur për stilin e saj ekstravagant gjatë qëndrimit në BBVIP dhe ka qenë një ndër personazhet më të ndjekur gjatë sezonit. Investimi i saj i fundit e kthen sërish në qendër të vëmendjes mediatike dhe publike.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *