Skip to content

Pasi u konstatua prania e virusit, autoritetet zbatuan menjëherë masat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Kontigjencës për këtë sëmundje, për të garantuar izolimin dhe kontrollin e situatës.

Në këtë kuadër, fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta u bëhet thirrje të marrin masa parandaluese, të kufizojnë lëvizjet e kafshëve dhe të raportojnë çdo shenjë të dyshimtë – si temperaturë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, diarre apo ngordhje të papritur – duke kontaktuar Shërbimin Veterinar Rajonal ose duke telefonuar në numrin falas 0800 3366.

Bashkia thekson se PPR nuk është sëmundje zoonotike dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve do të vijojë monitorimin e situatës në bashkëpunim me strukturat përkatëse dhe do të informojë publikun në vijim.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *