Anëtari i bandës së Laert Haxhisë, Artan Tafani, tashmë i kthyer në të penduarin e drejtësisë, ka dëshmuar për herë të parë sot në GJKKO teksa ka zbardhur disa episode të tjera kriminale të kryera nga ai dhe bashkëpunëtorë të tij. Artan Tafani ka rrëfyer vrasjen e tij të parë e kryer me urdhër të Laert Haxhisë. Tafani tregon se kjo vrasje do të kryhej si ndër për një mik të Haxhisë, i cili banonte në Greqi. Emrin e viktimës, Çajup Selimi, Tafani tregon se e ka mësuar në lajme pasi ka kryer vrasjen.
“E vramë për nder të mikut të Laert Haxhisë”, dëshmia tronditëse e Artan Tafanit në GJKKO, si e qëllova pas shpine Çajup Selimin!
Published inUncategorized
Be First to Comment