Pasditen e djeshme (3 qershor), Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë, të cilat luhen më 7 (Tiranë) dhe 10 qershor. Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e fundit nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares.
Ndeshja Shqipëri-Serbi, formacioni i mundshëm/ Kombëtarja zhvillon seancën e dytë, Manaj nuk stërvitet me grupin, balotazh për katër emra
Published inUncategorized
Be First to Comment