Bloomberg citon si burime disa zyrtarë të afërt me çështjen, ndërsa deri më tani as Shtëpia e Bardhë, as Departamenti Amerikan i Shtetit dhe as Ministria e Jashtme e Serbisë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar kërkesën.
Qeveria në Tiranë gjithashtu nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me lajmin, por disa javë më parë kryeministri Rama tha se një marrëveshje për të sjellë emigrantë në vendin tonë ishte ekskluzive vetëm për Italinë. Rama ka refuzuar gjithashtu një kërkesë të ngjashme të qeverisë së Londrës për të sjellë në Shqipëri refugjatë nga Mbretëria e Bashkuar.
As Kosova nuk ka reaguar mbi lajmin, ndërsa disa javë më parë, Prishtina tha se ishte e gatshme të ndihmonte Mbretërinë e Bashkuar më emigrantët.
Be First to Comment