Skip to content

Menjëherë, sapo ishim në hotel, na tha Laerti: “Çohuni, do ikim në Korçë ta vrasim.

Pas arritën në Korçë, Tafani rrëfen se e morën Fridmanin në makinë me pretendimin se do të paketonin hashash, ndërkohë që qëllimi ishte vrasja e tij. Sipas dëshmisë, Xhaferraj lutej dhe qante për falje, por pavarësisht kësaj, i riu u dhunua dhe u vra në mënyrë makabre.

Tafani: Në makinë Laerti i tha: “Do e vrasim Fridmanin.Marigleni dhe Bledari zbritën më pas nga makina. Ne vijuam për në Korçë. Në një rezervuar ku shkuam, Laerti nuk e pëlqeu vendin. Ia rekomanduan Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi. Në Korçë shkuam unë, Laerti dhe Lulzimi. Shkuam te shtëpia e Ligor Romaçkes. U nisëm për te rezervuari i Gjankshit. Na çoi Ligori si i zonës. Laertit i pëlqeu. Lulzimin e lamë aty, shkuam dhe morëm një litar e një gomë makine. E morëm Fridmanin në makinë, po s’i thamë gjë ku do shkonim. I thamë: “Do paketojmë hashash.” Sa mbërritëm, Laerti i thotë Fridmanit: “Po qysh ishte ai muhabeti që ke thënë ‘do flas po s’më nxorët nga burgu’?” Ai tha: “Jo.” Qante i shkreti. Lutej, “O Marius,” më thoshte, “thuaj të më falë.”

Gjuajti njëherë Lulzimi me e kap në kokë, ai lëvizi kokën. Pastaj Laerti i tha: “Vrite,” Lulzimit. I gjuajti mbrapa kokës, po ai lëvizte akoma, merrte frymë akoma. Pastaj i ramë me atë gomën. E lidhëm me litar dhe e futëm në rezervuar. E lidhën trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëherë doli në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë e hodhëm brenda.

Pjesën tjetër të lekëve e mbajti Laerti. Unë ika, rrija në Sarandë në behar. Kur doli në lajme që ishte gjetur trupi i Fridmanit në Gjanç, më mori Lulzimi, më tha: “Hajde pak në Tepelenë.” Nuk doja të ikja. Erdhi në Sarandë Lulzimi me Laertin. Gjatë kësaj kohe, Lulzimi u shpall në kërkim. Laerti iku në Greqi. Pas ca kohësh ika dhe unë. Kur takova Laertin, më përmendi që “do vrasim Rexhep Ginajn.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *