Skip to content

Parashikimet tregojnë se nxehtësia e madhe nuk do të kufizohet vetëm në Itali, por do të shtrihet edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, ku temperaturat pritet të kalojnë vlerat mesatare sezonale. Moti përvëlues do të përfshijë thuajse të gjithë territorin, ndërsa vetëm zonat alpine dhe lartësitë malore mund të përjetojnë një freski relative.

Sinoptikanët paralajmërojnë se kjo situatë mund të sjellë ditë me temperatura mbi 35°C në disa qytete të Shqipërisë, sidomos në zonat e ulëta dhe ato pranë bregdetit. Gjithashtu, rekomandohet kujdes i shtuar për grupet e ndjeshme ndaj nxehtësisë, si të moshuarit dhe fëmijët, si dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të pikut.Valët e nxehtësisë si kjo që pritet të godasë vendin janë gjithnjë e më të shpeshta, si pasojë e ndryshimeve klimatike, çka bën të nevojshme marrjen e masave mbrojtëse nga qytetarët dhe institucionet.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *