Skip to content

I njëjti shtoi se kur u zgjuan në mëngjes Besforta nuk ishte në banesën e saj.

“Rastin e kam lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, kur jemi zgjuar në orën 07:00 të mëngjesit të hënën vajza nuk ka qenë aty”, ka thënë Shala për Klankosova.tv.

Ai tregoi se kanë provuar ta kontaktojnë vazhdimisht me të edhe në rrjetet sociale, porse nuk iu ka kthyer përgjigje.

Shala ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për vajzën e tij ta kontaktojnë atë në numrin personal: +38345642378.

Rasti i zhdukjes së Besfortës figuron edhe në raportin 24 orësh të policisë. Në të thuhet babai ta ketë raportuar zhdukjen e vajzës gjatë ditës së premte, më 30 maj.

“Rruga ‘Nëna Terezë’, Fushë Kosovë 26.05.2025 – Ankuesi mashkull kosovar më 30.05.2025 ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor që mban datën e sotme.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *