Në një intervistë telefonike për NBC News, Trump e shpjegoi situatën, duke u shprehur se nuk kishte diskutime për ndonjë hetim ndaj Musk, por la të kuptohej se do të kishte pasoja për veprimet e tij, pa dhënë më shumë detaje.
“Do të supozoja se po, marrëdhënia ka mbaruar,” tha Trump, duke konfirmuar kështu fundin e bashkëpunimit me CEO-n e Teslës dhe SpaceX. Kur u pyet nëse do të kishte ndonjë mundësi për të riparuar marrëdhënien, Trump ishte i prerë: “Nuk kam ndërmend të flas me të.”
Sidoqoftë, Trump sqaroi se ai nuk ka ndërmend të ndërpresë kontratat e qeverisë amerikane me kompanitë e Musk, si Starlink dhe SpaceX, që kanë pasur marrëdhënie me Shtëpinë e Bardhë për operacione të ndryshme, përfshirë ofrimin e shërbimeve satelitorë dhe lëshimin e raketave.
Tensionet mes Trump dhe Musk u intensifikuan këtë javë, pasi Musk kritikoi projektligjin e Trump si një “gjë të neveritshme” dhe kundërshtoi përpjekjet për ta miratuar atë në Kongres. Kjo e ka bërë më të vështirë përpjekjen e administratës Trump për të kaluar ligjin në një Kongres ku republikanët mbajnë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.
Be First to Comment