Skip to content

Sipas kanalit opozitar “Iran International”, me seli në Londër, Raisi deklaroi se nëse SHBA-të i bashkohen Izraelit në një sulm kundër Iranit, atëherë Trump do të përballet me një “vdekje poshtëruese”, duke shtuar se “ai me siguri do të goditet nga dora e botës së shtypur”.

Raisi përmendi gjithashtu se presidenti amerikan nuk ka dhënë ende llogari për vrasjen e Qasem Soleimanit, komandantit të fuqishëm të Gardës Revolucionare, që u vra në një sulm me dron amerikan në Bagdad në vitin 2020.

Deklarata e tij e fundit shihet nga shumë analistë si një testament politik, i ngarkuar me paralajmërime për hakmarrje dhe kërcënime të hapura në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit, Tel Avivit dhe Teheranit kanë kapur kulmin.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *