Stafa në kallëzimin e tij bën me dije se prej datës 6 qershor pajisja mjekësore për brakiterapi është jashtë funksionit për shkak se është lënë pa mirëmbajtje.
“KALLZIM PENAL në SPAK
E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje.
Nuk është thjesht një pajisje. Është një mundësi jete. Dhe kur shteti harron të mirëmbajë një pajisje që shpëton jetë, kjo nuk është më neglizhencë, është krim.
Ky kallëzim është vetëm hapi i parë. E vërteta nuk do fshihet më. Heshtja nuk është më opsion”, shkruan Osman Stafa teksa publikon kallezimin në SPAK.
Be First to Comment