Skip to content

Në një postim në platformën Truth Social, Trump i është përgjigjur kongresistit republikan Thomas Massie, i cili e kishte cilësuar sulmin amerikan si “jokushtetues”.

“Ai është një forcë negative që pothuajse gjithmonë voton ‘Jo’, pavarësisht se sa e mirë mund të jetë. Ai mendon se është politikë e mirë që Irani të ketë armë bërthamore të nivelit më të lartë, ndërsa në të njëjtën kohë bërtet ‘Vdekje Amerikës’, në secilin rast që i jepet. Irani ka vrarë dhe gjymtuar mijëra amerikanë, dhe madje ka marrë kontrollin e Ambasadës Amerikës në Teheran nën Administratën Carter”, ka shkruar Trump.

Ai ka shtuar se Massie duhet të fillojë të vendosë interesin e Shteteve të Bashkuara në rend të parë, duke theksuar se veprimet e fundit ishin të domosdoshme për sigurinë kombëtare.

Trump gjithashtu ka falënderuar trupat amerikane për operacionin e realizuar ndaj Iranit.

“Ishte vërtetë e veçantë. Bëjeni Amerikën sërish të madhe”, ka përfunduar presidenti amerikan, duke përdorur sërish sloganin e njohur të fushatës së tij.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *