Skip to content

Sipas tij Irani nuk e sheh si rrezik opozitën iraniane por sipas asaj që thuhet në vend Izraeli dhe SHBA i përdorin dhe financojnë muxhahedinët për sulme kundër Iranit.

“Sa kam dëgjuar, Irani nuk e sheh si kërcënim të madh lëvizjen e muxhahedinëve në Shqipëri. Izraeli, thuhet në Iran i financon bashkë me SHBA dhe i përdor për sulme kundër Iranit. Irani nuk ka armiqësi me Shqipërinë. I vetmi problem janë muxhahedinët. Irani ka pasur marrëdhënie shumë të mirë me Shqipërinë, por me ardhjen e muxhahedinëve, e shtyrë nga SHBA Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet diplamtike me Iranin. Nuk është thënë deri tani që do ketë ndonjë ndërhyrje në Shqipëri sa i përket ekzistencës së tyre atje”, tha ai.

Teologu shqiptar në Iran shpjegon se muxhahedinët në Shqipëri, edhe pse janë kundër regjimit iranian, nuk janë pjesë e të njëjtit sekt me shumicën e njerëzve në Iran. Ai thekson diferencat ideologjike dhe historike mes tyre.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *