Katz njofton se i ka dhënë urdhër Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të “përgjigjen me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga ana e Iranit, përmes goditjeve intensive ndaj objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Irani për ndonjë sulm të ri me raketa, megjithatë, më herët ministri i Jashtëm iranian kishte theksuar se Irani do të ndalonte sulmet vetëm nëse edhe Izraeli do të zbatonte armëpushimin.
Ushtria izraelite njoftoi se kishte identifikuar raketa të lëshuara nga Irani dhe kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore, duke i kërkuar qytetarëve të futen në vende të sigurta.
Be First to Comment