Pamjet tregojnë raketën në testim, të shoqëruar me mesazhe të qarta politike dhe ushtarake drejtuar kundërshtarëve të Iranit. Ajo që e bën këtë raketë veçanërisht shqetësuese është kapaciteti i saj për të mbartur ngarkesa të mëdha dhe për të shmangur sistemet mbrojtëse, si ato të SHBA-së dhe Izraelit.
Burime perëndimore kanë pohuar se kjo armë përbën një nga pikat kyçe në strategjinë ushtarake të Iranit, dhe se vetëm ideja e lëshimit të saj është e mjaftueshme për të ngritur alarmin në Pentagon dhe Tel Aviv.
Ndërkohë, tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, veçanërisht pas deklaratave të fundit për një armëpushim të mundshëm të negociuar nga SHBA. Megjithatë, veprime të tilla nga Irani tregojnë se situata mbetet jashtëzakonisht e brishtë.
Be First to Comment