Skip to content

Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari. Sekuestrohet automjeti.

Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë. Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *