Të dyja mjetet fluturuese misionet e tyre i kanë nisur nga aeroporti i Rinasit, duke kryer monitorimin e teritorit të gjelbër në zonën malore të Shërngjergjit në Tiranë, e duke u shtrirë më pas në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, duke përfunduar në zonën e Velipojës
Ky është një mision që kryhet thuajse çdo vit në Shqipëri, për shkak të një marëveshje që kanë kryer dy policitë e vendeve të ndërsjellta për monitorimin nga ajri të zonave të nxehta ku kultivohet hashashi.
Pas çdo parcele të identifikuar nga ajri, policia Italiane ia përcjell koordinatat e vendndodhjes Policisë Shqiptare së bashku me tabelën fotografike të parcelës të mbjellë me drogë.
Më tej procedurën e lokalizimit në teren dhe asgjësimin e parcelës me drogë, e kryen Policia Shqiptare, me strukturat e saj të komisariateve dhe repartet speciale.
Që nga muaji Maj dhe vijim i Qershorit, policia Shqiptare është angazhuar në dhjetëra operacione për goditjen e bazave të kultivuesve shqiptarë të hashashit.
Paralelisht me shkatërrimin e plantacioneve me drogë, policia dhe Prokuroria Shqiptare janë angazhuar për ndjekjen në dinamikë të rasteve të kultivimit, duke çuar regjistrimin e disa dosjeve penale dhe arrestimin e personave konkretë që ushtrojnë këtë aktivitet kriminal.
I gjithë territori Shqiptar, sidomos vendet që konsiderohen si zona me risk të lartë për kultivimin e drogës, do monitorohet dhe fotografohet nga ajri, përmes helikopterit dhe avionit të Guardia Di Financia.
Kohet e fundit kërkesa për kultivimin e hashashit është rritur për shkak dhe të rritjes së çmimit për 1 kilogram në tregun vendas dhe akoma më tepër kushton në tregun e huaj.
Muajt e fundit Shqipëria ka hyrë në spiralen e një debati publik dhe politik, për licensimin e kultivimit të hashashit për qëllime mjekësore.
Aktualisht nisma e qeverisë ka mbetur vetën në kuadër të Draftit, por mbase në kohët në vijim kjo nismë mund të konkretizohet në realitet.
Be First to Comment