Skip to content

Irani gjithashtu ka deklaruar fitoren në konfliktin 12-ditor, me Ajatollah Ali Khamenein që pretendon se Izraeli u “shtyp” nga sulmet e Teheranit.

Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon që të parandalojë Iranin nga posedimi i një arme bërthamore. Të dyja vendet këmbyen sulme të përditshme për 12 ditë, teksa të dielën SHBA-ja sulmoi tri objekte bërthamore të Iranit, duke thënë se ia ka shkatërruar programin bërthamor Republikës Islamike.

Para se Izraeli të niste fushatën ushtarake, SHBA-ja dhe Irani kishin mbajtur pesë runde bisedimesh për programin bërthamor të Teheranit, që u ndërprenë më pas për shkak të konfliktit.

 

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *