Skip to content

Sipas Porjës, nuk pritet që termometri të kalojë 40 gradë Celsius, por vlerat prej 37-38°C do të jenë problematike nëse zgjasin për disa ditë rresht, duke shtuar rrezikun për zjarre dhe shqetësime për shëndetin publik.

“Pas datës 8 korrik, do të kemi disa ditë më të qeta me temperatura deri në 35 gradë. Por duhet të kemi parasysh se në diell ndjesia termike mund të shkojë deri në 44 gradë, veçanërisht gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 14:00,” tha Porja në një lidhje për “Shqipëria Live”.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin daljet në orët më të nxehta, sidomos të moshuarit dhe fëmijët, ndërsa apeloi për kujdes të shtuar në zonat urbane me pak gjelbërim si Tirana, Berati, Gjirokastra dhe Kukësi, ku nxehtësia ndihet më shumë për shkak të sipërfaqeve të betonizuara.

Emergjencat Civile ndërkohë kanë shpallur nivelin “e lartë” të rrezikut për zjarre, veçanërisht në jug të vendit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *