Skip to content

Njerëzve në lagjet përgjatë Gazës dhe Jabalia u është thënë të lëvizin në jug drejt zonës bregdetare të Al-Mawasi, ndërsa operacionet ushtarake izraelite “intensifikohen dhe zgjerohen drejt perëndimit”.

Të paktën 86 persona u vranë si rezultat i sulmeve izraelite në 24 orët para mesditës të së dielës, tha ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Tre fëmijë ishin midis atyre që u vranë në një sulm në të ashtuquajturën “zonë të sigurt” të Al-Mawasi, thanë prindërit e tyre.

Trump të dielën përsëriti thirrjet për të “bërë marrëveshjen në Gaza” dhe për të “kthyer pengjet”.

Të shtunën, Trump kishte thënë në Truth Social se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte në proces negocimi të një marrëveshjeje me Hamasin “tani për tani”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, tha të dielën se ushtria izraelite po vepronte në veri të Gazës “për të eliminuar terroristët dhe infrastrukturën terroriste”.

Mjekët dhe banorët i thanë Reuters se bombardimet ushtarake u rritën në Gaza në orët e para të së dielës, duke shkatërruar disa shtëpi.

Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi në Gaza u tha mediave se të paktën 23 persona ishin vrarë vetëm të dielën.

Mjekët thanë se pesë persona u vranë në një sulm ajror izraelit në një tendë që strehonte persona të zhvendosur në Al-Mawasi pranë qytetit jugor të Khan Younis – një zonë ku njerëzve në veri u ishte thënë të evakuoheshin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *