Skip to content

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari, G. B., pas një konflikti të ashpër familjar, ka ekspozuar armën para fëmijës së tij 13-vjeçar, duke e frikësuar rëndë emocionalisht.

Pas denoncimit të rastit nga bashkëshortja e tij, V. N., Policia ka organizuar një bastisje në banesën e të dyshuarit në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit, në prani të avokatit të tij, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë automatike të llojit “Thompson Submachine Gun Cal.45”, Një karikator të zbrazët, 24 fishekë të një kalibri të paidentifikuar, 8 fishekë të tjerë dhe një gëzhojë

Ndaj tij janë iniciuar hetimet për dy vepra penale: Dhunë në familje, Mbajtje në pronësi/kontroll të paautorizuar të armës

Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria kompetente dhe hetimet janë në vazhdim.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *